26 Prill 2024

Forcat rezervë të NATOs të gatshme për intervenim

Prishtinë, 5 qershor - Nga 31 maji deri më 5 Qershor 2010, KFOR-i ndërmorri një ushtrim operacional me përfaqësuesit e Forcave Operacional Rezervë të NATOs për Kosovë nga Gjermania, Austria dhe Çekia  për tu ofruar atyre të gjitha informacionet relevante para zbarkimit të tyre të mundshëm  në rajonin e përgjegjesisë së KFOR-it në rast nevoje. 

Në fakt, si shtesë e forcave taktike rezervë të cilat janë  të gatshme të  reagojnë  shumë shpejtë cdokohë dhe cdokund  në Kosovë, KFOR-i mund të përforcohet nga forcat nga Evropa për një kohë të shkurtë poashtu.

Elementet e para të rezervave operacionale të NATOs mund të zbarkojnë mbrenda disa ditësh në Kosovë. 

Këto trupa  janë shumëkombëshe, forca mobile profesionale me aftësi të shumëllojshme ushtarake të afta  të  mirren me çfardo të papriture ushtarake.

Ky ushtrim është një hap për të mbajtur  Forcat Rezeve të NATOs të afta  të zbarkojnë  shpejtë  për të mbajtë siguri dhe stabilitet për qytetarët në Kosovë.

Gjithashtu ky trajnim i ushtrimeve operacionale është planifikuar më përpara  dhë nuk ka asnje lidhshmëri me çfardo ngjarje apo zhvillime aktuale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)