29 Mars 2024

Fillojnë përgatitjet për evakuimin e shtetasve kosovarë nga Jemeni

Prishtinë, 21 mars - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës me kujdes të shtuar po përcjell zhvillimet e fundit në Jemen. Pas shpërthimit të demonstratave, gjendja e sigurisë në këtë shtet mbetet e ndjeshme dhe e paparashikueshme.

Me këtë rast, Shtabi i Krizave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Turqi, ka identifikuar dhjetëra shtetas të Republikës së Kosovës që studiojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Sipas shënimeve që posedon Ministria e Punëve të Jashtme, në Jemen studiojnë 16 shtetas të Republikës së Kosovës, derisa 7 të tjerë punojnë në fusha të ndryshme të mjekësisë.

Në mesin e 37 shtetasve të Republikës së Kosovës në Jemen, ka edhe familje që jetojnë dhe punojnë në qytete të ndryshme të këtij shteti.

Shtabi i Krizave tash për tash është në kontakt të vazhdueshëm me këta shtetas, derisa Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës bashkë me Ambasadën tonë në Turqi po bëjnë përgatitje intensive, në mënyrë që  bashkë me shtetas të vendeve mike të evakuohen edhe shtetasit kosovarë.

MPJ njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Jemen të kontaktojnë Shtabin e Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: [email protected].

Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Jemen, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)