23 Prill 2024

FDH publikon raportin për sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Prishtinë, 27 prill - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) organizon publikimin e raportit “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”.

Raporti, do të publikohet sot në Qendrën Dokumentimit Kosovë, e cila gjendet në Bibliotekën Hivzi Sulejmani, në lagjen Dardania.

Raporti është hartuar në kuadër të projektit “Mobilizimi i mediave dhe OSHC-ve për të mbështetur informatat e duhura për personat e zhdukur”, i realizuar në bashkëpunim me Kosovo 2.0.

Raporti ka për qëllim të japë një pasqyrim më të hollësishëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur që nga përfundimi i luftës me fokus të veçantë në përvojat e familjeve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)