18 Prill 2024

Familjarët të tronditur pas tragjedisë në Frankfurt

Mitrovicë, 3 mars - Qytetarët e Mitrovicës janë tejet të indinjuar dhe të habitur pas aktit kriminal që ndodhi në Frankfurt të Gjermanisë, me ç\'rast një i ri shqiptar, familja e të cilit është me prejardhje nga Zhabari i Mitrovicës, vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.

Behgjet Uka, djali i axhës së autorit të kësaj tragjedie, ka thënë se ka babanë e paralizuar në shtëpi dhe se janë të lodhur nga vizitat e shumta, andaj nuk është i gatshëm të flasë për këtë çështje.

\"Jemi të shqetësuar dhe të habitur. Nuk di asgjë më shumë përveç asaj që keni dëgjuar edhe ju nga mediat\", ka thënë përmes telefonit për Kosovapress Uka.

Ndërkaq, Abdullah Bejtullahu, hoxhë i respektuar në rajonin e Mitrovicës, njëherësh gjyshi i Arid Ukës, i tronditur për realitetin, tha se nipi i tij 21-vjeçar është i lindur në Frankfurt dhe është shtetas gjerman, student i vitit të dytë, i cili bashkë me familjen e tij jetojnë që një kohë të gjatë në Gjermani.

Sipas tij, ka ndodhur diçka që nuk do të kishte besuar kurrë se do të ndodhte, aq më tepër, që nipi i tij të jetë protagonisti kryesor i tërë kësaj. Ai tha se për herë të fundit ishte takuar para një viti me Aridin, kur ai kishte qenë për pushime këtu, dhe për të cilin dyshon se është manipuluar nga dikush.

\"Feja nuk na mëson për dallime në popull, andaj e kam mbrojtur popullin pa dallim dhe jam kujdesur për ta si për sytë e mi. Jemi mërzitur, siç janë mërzitur edhe amerikanët. Djali ka qenë i mirë, por sikur e ka mashtruar dikush\", ka thënë hoxhë Bejtullahu.

Ai flet fjalë miradije për popullin amerikan dhe për SHBA-të në përgjithësi.

\"Amerikanët na kanë ndihmuar shumë, pikërisht siç e do feja. Dhe jo vetëm neve, por gjithë popujve të botës që janë në nevojë. Kjo është punë e madhe kush e kupton\", tha ai, duke u solidarizuar në këto momente, siç tha ai të rënda, me popullin amerikan dhe familjet e viktimave.

Në anën tjetër, në shtëpinë e Murat Ukës, babait të Aridit, që ndodhet në Zhabar, jeton Bajram Hajdini nga fshati Tërstenë. Sipas tij, ai që dy muaj jeton në këtë shtëpi për të cilën paguan nga 50 euro qira në muaj, të cilën ia kishte propozuar miku i tij.

\"Shtëpia është e Murat Ukës, babait të dorasit. Kam dëgjuar fjalë të mira për këtë familje, por nuk i njoh, sepse nuk i kam parë kurrë. Miku më ka gjetur këtë vend dhe unë jam vendosur këtu\", ka thënë Hajdini, duke shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë shtëpi deri në `kësmet\'.

Ndryshe, qytetarët e Mitrovicës dënojnë fuqimisht këtë akt kriminal, për të cilin thonë se është një akt individual. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)