26 Prill 2024

Evakuohen tetë shtetas kosovarë nga Libia

Prishtinë, 25 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm kanë arritur në Itali shtatë të evakuarit e radhës.

Evakuimi i këtyre shtetasve të Kosovës, të gjithë studentë në Tripoli, është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë me autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës.


Tashmë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë po përkujdeset për vazhdimin e udhëtimit të tyre drejt Kosovës.

Në të njëjtën kohë përmes territorit të Bosnjës dhe Hercegovinës është mundësuar kthimi i një shtetasi kosovar. Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet e BeH për bashkëpunimin korrekt.

Nga informatat më të reja të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe nga familjarët e interesuar njoftohemi se numri i shtetasve të Kosovës të evidentuar në Libi arrin tashmë në 50, të përqendruar në Tripoli, Bengaz dhe Hun.  

Përfaqësitë e Republikës së Kosovës në Ankara, Hagë, Berlin, Romë dhe Sofje vazhdojnë të angazhohen intensivisht që përmes bashkëpunimit me autoritetet shtetërore dhe kompanitë ajrore të vendeve përkatëse të mundësojnë evakuimin e shtetasve Kosovarë nga zona e rrezikut.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në Aeroportin e Tripolit ka aeroplanë ushtarakë të shtetit Turk, autoritetet e të cilit kanë shprehur gatishmërinë për të evakuuar edhe shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka dorëzuar autoriteteve turke listat e shtetasve të evidentuar me qëndrim në Libi, megjithatë, të gjithë shtetasit e interesuar për evakuim duhet të lajmërohen paraprakisht tek përfaqësuesit diplomatik të Turqisë në Aeroportin e Tripolit në kontaktet si në vijim: +218 92 44 198 30 dhe  +218 913 254 227 (nëse janë brenda në aeroport) ose tek stenda e Republikës së Turqisë (nëse janë jashtë aeroportit). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)