28 Mars 2024

EULEX qëndron pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës

Prishtinë, 30 gusht - Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) qëndron pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës të cilët janë viktima të këtij krimi mizor dhe kanë të drejtë të dinë të vërtetën rreth fatit të më të dashurve të tyre.

Që nga fillimi i mandatit e deri më sot, EULEX-i ka punuar pareshtur për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre për një varrim të respektuar dhe dinjitoz.

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime.

Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 - gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime.

Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur. Aktualisht ekspertët e EULEX-it janë po ashtu duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura.

Për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza.

Pas luftës në Kosovë, ekspertë forenzikë ndërkombëtarë dhe vendas kanë gjetur numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi

EULEX-i është i përkushtuar të vazhdojë ofrimin e kontributit thelbësor për kërkimin e personave të zhdukur nga koha e luftës në Kosovë dhe pas tij.

Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë bashkë me homologët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për gjetjen e fatit të personave të zhdukur përmes ekspertizës dhe këshillave për identifikimin e varrezave të mundshme klandestine dhe zhvarrimin e identifikimin e viktimave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)