19 Prill 2024

EULEX ka bërë edhe disa bastisje tjera

Prishtinë, 7 qershor - Aksioni i Policisë së EULEX-it, i filluar më shumë se një muaj më parë në njërën nga Ministritë e Qeverisë së Kosovës, ka vazhduar me bastisjet edhe në institucione të tjera.

Në aksion janë përfshirë edhe kërkimet në Kuvendin e Kosovës, për një pajisje teknike që, siç thuhet, nga një ministri është bartur në këtë ndërtesë.

Zyrtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit thonë se aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit është shtrirë në gjithë Kosovën, megjithëse sipas tyre, veprimet e prokurorëve ndërkombëtarë janë kufizuar për shkak të numrit të vogël të tyre.

Ata kanë thënë se bastisjet, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do të vazhdojnë me një intensitet të shtuar në ditët e ardhshme.

Sipas zyrtarëve të EULEX-it, nga më shumë se 1200 raste që po hetohen, 45 prej tyre janë të ndërlidhura me raste të korrupsionit, ndërkohë që vetëm Zyra e Prokurorit të Posaçëm po heton 38 raste të dyshuara për korrupsion, në një nivel të lartë.

Autoritetet në Prishtinë së fundi kanë deklaruar se do të vihen në krye të luftës kundër korrupsionit, duke i bërë me dije misionit të EULEX-it, që duhet të zbatojë vetëm mandatin e tij, të mbikëqyrësit dhe të këshilluesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)