28 Mars 2024

EULEX: Imuniteti nuk e ndalon ndjekjen penale

Prishtinë, 23 mars -  Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, insiston se çështja e iminutetit të deputetit Fatmir Limaj është duke u qartësuar.
 
Zyrtarë të këtij misioni nuk kanë dashur t`i përgjegjen kërkesës së kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për tërheqjen e fletarrestit për rastin Limaj.

Në një përgjigje për RTK-në zyra për infomim e EULEX-it thotë se çështja e imunitetit për Fatmir Limajn është duke u qartësuar, sidoqoftë, thuhet në komunikatë imuniteti nuk e ndalon ndjekjen penale si dhe hetimet të cilat janë duke vazhduar.

EULEX përmes zyrës së informimit mbështet të drejtën e çdokujt për të protestuar, përderisa këto protesta bëhen në mënyrë paqësore dhe të ligjshme. Por EULEX thekson se arrestimet e fundit nuk janë kundër asnjë organizate.

\"Prokurorët e EULEX-it bazojnë hetimet e tyre në prova ndërsa është gjykata ajo që vendos nëse një individ është apo nuk është fajtorë. Në këtë mënyrë funksionon sundim i ligjit nëpër shoqëritë moderne demokratike. EULEX-i, së bashku me autoritetet vendore është duke punuar në ndërtimin e këtyre parimeve, në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje politike në institucionet e sundimit të ligjit\", thuhet në pwrgjigjen dërguar RTK-së nga Zyra për informim e EULEX-it. 

 /rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)