09 Dhjetor 2021

EULEX-i sqaron “ndalesën e hyrjes” për serbët

Prishtinë, 29 maj - Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, nuk do të provojë të ndalojë hyrjen e politikanëve serbë që hyjnë në Kosovë, thuhet në deklaratën e tyre të fundit.

Zëdhënësja e EULEX, Irina Gudaljeviq i ka thënë mediumit serb, B92 se njoftimi kontrovers, i bërë gjatë kësaj jave, i cili tani përshkruhet si “kontroll i shtuar i delegacioneve nga Serbia që vijnë në Kosovë, u referohet kryesisht personave të armatosur që shoqërojnë politikanët”.

“Hyrja në Kosovë nuk do të lejohet me armë të cilat nuk janë aprovuar më herët, dhe të gjithë personat që bartin armë pa autorizim do të kthehet mbrapsht”, tha zëdhënësja.

“Kjo procedurë ka qenë e vendosur më shumë se një vjet më parë dhe është miratuar nga të gjitha palët e përfshira në vizitat e njoftuara paraprakisht nga zyrtarë të qeverisë serbe, dhe për vizitat e atyre që kërkojnë përcjellje policore. Presim që të gjithë t’ju përmbahen procedurave ekzistuese”, tha Gudaljeviq.

“Çfarë do të doja të theksoja është se kjo i prekë personat që hyjnë në Kosovë me armë si përcjellje e politikanëve, e jo qytetarët e Serbisë dhe vizitat private. Ekziston liria e lëvizjes për vizitat private dhe ata ndjekin masat e zakonshme, dhe mund të hyjnë në Kosovë lirshëm”, shtoi ajo.

Të mërkurën, EULEX njoftoi se kishte futur në fuqi një ndalesë të hyrjes së paaprovuar në Kosovë për politikanët dhe zyrtarët serbë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)