28 Mars 2024

EULEX-i inicon hetime të brendshme pas incidentit në Bllacë

Prishtinë 21 prill - EULEX-i ka iniciuar hetime të brendshme lidhur me policët rumunë. Policët që po udhëtonin për në Rumani për pushime, po bartnin sasi të mëdha të alkoolit dhe duhanit nga Kosova. Incidenti ngjau në pikën kufitare të Bllacës në orët e hershme të mëngjesit më 20 prill 2010.

Policët janë marrë në pyetje nga zyrtarët e Doganës të Maqedonisë (IRJM). Me këtë rast sasitë me alkool dhe duhan janë konfiskuar.

“Lidhur me ketë incident ende janë duke u konstatuar fakte të plota. Unë nuk dëshiroj të paragjykojë për shkak të hetimit,” tha Zëvendësi i Shefit të Komponentës për Polici të EULEX-it, Lambert Lucas.

“Mirëpo, EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet se pjesëtarët e stafit të tij kanë vepruar në mënyrë të paligjshme ose në kundërshtim me kodin e brendshëm disiplinor të këtij misioni. Nëse vërtetohet se personat kanë vepruar në mënyrë të gabuar, do të merren veprime pa asnjë hamendje,” shtoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)