16 Prill 2024

EULEX-i i gatshëm të mbrojë dëshmitarët

Prishtinë, 8 shkurt - Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, është i gatshëm të hetojë pretendimet e Dik Martit mbi trafikimin e organeve, madje edhe të mbrojë dëshmitarët që mund të dalin në këtë proces.

“Kemi besim të plotë tek njësitë e EULEX-it që merren me mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat deri tani kanë dëshmuar se janë të afta të trajtojnë çështje delikate”, deklaron zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudeleviç.

Gjithashtu, ajo thekson se EULEX-i është një mision tërësisht i pavarur dhe se nuk ka nevojë që Bashkimi Evropian të emërojë një prokuror të posaçëm.

Gudeleviç thotë se Prishtina, Tirana dhe Beogradi, kanë shprehur prej kohësh kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in nëse nisin hetimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)