16 Prill 2024

EULEX-i është pjesë e planit për sigurinë e zgjedhjeve

Prishtinë, 5 dhjetor - EULEX-i do të jetë pjesë e planit operativ përsigurinë e zgjedhjeve. KQZ-ja në një letër, dërguar shtabit zgjedhor tëLDK-së, e ka njoftuar Isa Mustafën për rolin e EULEX-it në këtozgjedhje.

EULEX-i do të bashkëpunojë në shumë fusha me KQZ-në, më 12 dhjetor. Koha Ditore njofton se KQZ-ja i ka kthyer përgjigje Isa Mustafës në kërkesën e tij për sigurimin e kutive dhe fletëvotimeve ditën e zgjedhjeve.

Në një letër që ia ka dorëzuar të shtunën shtabit zgjedhor të LDK-së, institucioni i zgjedhjeve shkurtimisht e ka njoftuar për rolin e EULEX-it, më 12 dhjetor.

KQZ-ja ka konfirmuar dërgimin e letrës. Në këtë letër thuhet se, EULEX-i si pjesë e institucioneve të sigurisë në Kosovë mund të përfshihet në sigurinë ditën e zgjedhjve, por KQZ-ja e as partitë politike nuk mund t’i kërkojnë një gjë të tillë misionit evropian.

Megjithatë, letra vazhdon se bashkë me EULEX-i bashkë me policinë e Kosovës do të përkujdeset për sigurinë, më 12 dhjetor.

Ky mision gjithashtu do të ketë qasje me një përfaqësues në dhomën operative, nga menagjohen të gjitha problemet eventuale teknike, ose incidentet ditën e zgjedhjeve.

EULEX-i ka gjithashtu privilegjin që të kontaktojë me komisionet komunale zgjedhore. Shtabi zgjedhor i LDK-së, as nuk ka konfirmuar e as nuk ka mohuar pranimin e kësaj letre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)