25 Prill 2024

EULEX, fletëarrest edhe për Fatmir Limaj

Prishtinë, 16 mars - Policia e EULEX-it ka bërë gati një fletëarrest edhe për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë. Zyrtarisht, Misioni Evropian nuk i ka konfirmuar këto informacione.

Gjatë ditës së sotme në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar disa persona të dyshuar për krime lufte.

“Sipas informacioneve të fundit, ekziston flet arrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestit, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë”.

Gjatë luftës, Fatmir Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.

Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën disa persona të dyshuar për krime lufte.
 
Ndër të arrestuarit janë: Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku –  Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Naser Shala, Shaban Shala, Sabit Shala, Osman Hoxha, etj. Arrestimi i ish-ministrit të Transportit në qeverinë e Hashim Thaçit pritet të bëhet brenda pak orësh.

Paralajmërimi vjen disa orë pasi që EULEX-i me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka kryer një aksion të madh të arrestimeve në Malishevë, Lipjan dhe në Prizren. Të gjithë akuzohen nga EULEX-i për krime lufte në fshatin Kleçkë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)