29 Mars 2024

EULEX do ta shtojë praninë në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 5 nëntor - Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnak për herë të parë që nga marrja e mandatit ka vizituar sot Shtëpinë e BE-së në veri të Mitrovicës, ku takoi ambasadorin italian, njëherit përfaqësuesin e BE-së për veriun, Michael Giffoni.

Kreu i misionit të BE-së për sundim të ligjit, ka paralajmëruar shtim të aktiviteteve të EULEX-it në veri, për të siguruar sundim të rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Gjatë një konference për media të mbajtur pas takimit me ambasadorin Gifoni, shefi i EULEX-it bëri të ditur se ka pasur kontakte me përfaqësues të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e strukturave paralele, me qëllimin e vetëm që është në dobi të këtij vendi.

“Qëllimi im është që të shtoj praninë dhe dukshmërinë e njerëzve të EULEX-it në gjithë Kosovën, përfshirë dhe veriun. Qëllimi im është që të shtoj përfundimisht zotimin tonë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal në të dyja anët e lumit sepse jam i vetdijshëm që këta njerëz janë të lidhur në të dyja anët e lumit”.

Shqiptarët dhe serbët sipas tij duhet të bisedojnë me njëri tjetrin në prani të prezencës ndërkombëtare.

Në Kosovë sipas tij duhet të ketë përmirësim ekonomik, punësim, dhe kjo nuk mund të bëhet pa kornizë të mirë ligjore.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së për veriun, Michael Giffoni tha se synimet e BE-së janë stabiliteti, siguria, promovimi i qeverisjes së mirë, kontributi në progres, si dhe në mënyrë të veçantë mirëqenia sociale dhe sundimi i ligjit.

Lidhur me projektet sociale dhe ekonomike të cilat janë planifikuar dhe po realizohen, ai shtoi se Komisioni Evropian ka implementuar mbështetje për biznese dhe kompani të ndryshme, duke premtuar vazhdimin e një mbështetjeje të tillë edhe në vitin 2011.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)