24 Maj 2022

EULEX dhe Policia e Kosovës lehtësojn hetimin e krimeve të luftës dhe zhdukjeve

Prishtinë, 30 gusht - Një bazë e të dhënave për ta lehtësuar hetimin e krimeve të luftës dhe zhdukjeve me forcë është zhvilluar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës, pas disa viteve të bashkëpunimit intensiv.

Kjo vegël u mundëson hetuesve që të organizojnë sasi të mëdha të dhënave, të hetojnë raste komplekse dhe të ndërlidhura të krimeve të luftës dhe t'i përgatisin ato me sukses për ndjekje penale.

Mungesa e një baze të dhënash për ruajtjen, digjitalizimin, lidhjen dhe analizimin e një sasie të madhe të informacionit të përfshirë në dosjet e rasteve që EULEX-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës në vitin 2018 pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të Misionit, u identifikua si një nga sfidat kryesore me të cilat u përball Policia e Kosovës pas përfundimit të procesit të pranim-dorëzimit.

Për ta adresuar këtë nevojë, ekspertët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës punuan krah për krah dhe e ndërtuan një vegël të fuqishme hetimore që e mundëson trajtimin e rasteve komplekse në përputhje me nevojat e policisë dhe me kontekstin hetimor vendas.

“Baza e të dhënave ndihmon në ndërtimin e një rasti nga elementi kryesor i krimit, i cili mund të jetë një vend, një person ose një objekt. Ajo menaxhon një sasi të madhe të dhënash si deklaratat e dëshmitarëve, dëshmitë mjeko-ligjore dhe informacione të hollësishme mbi datat dhe vendet ku janë kryer krimet, si dhe ndihmon hetuesit t’i identifikojnë të dyshuarit dhe t'i lidhin ata me ngjarje të veçanta", tha Roland Burgsteiner, Analist i EULEX-it për krimet e luftës, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e bazës të të dhënave.

Burgsteiner shtoi se baza e të dhënave është në përdorim të plotë dhe tashmë përfshin rreth 400 raste të krimeve të luftës, të cilat u skanuan dhe u futën në të pasi EULEX -i ia dorëzoi këto raste Policisë së Kosovës në vitin 2018.

Duke e falënderuar Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda për angazhimin dhe kontributin e tyre, Burgsteiner shtoi: “Ne e mirëpresim veçanërisht faktin që Njësia e Policisë së Kosovës për Krimet e Luftës ka hapur hetime për të gjitha rastet e personave të zhdukur. Shpresojmë që duke i lidhur rastet e personave të zhdukur me hetimet ekzistuese të krimeve të luftës, numri i grave, burrave dhe fëmijëve nga të gjitha komunitetet që nuk janë gjetur ende do të zvogëlohet më tej dhe të afërmit e tyre do të marrin drejtësi dhe dëmshpërblim”.

Përgjatë gjithë këtij procesi, EULEX-i gjithashtu ka përgatitur kurse trajnimi të përshtatura për rreth 20 hetues të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim ta ndihmojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në përmirësimin e kapaciteteve të saj në fushën e ndërtimit të rasteve, administrimit të rasteve dhe analizës së rasteve të krimeve të luftës.

Në Dhjetor 2018, si rezultat i mandatit të rikonfiguruar të EULEX-it, Misioni ua dorëzoi dosjet e rasteve policore, prokuroriale dhe gjyqësore autoriteteve të Kosovës. Sot, EULEX-i e vlerëson funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në aspektin e përputhshmërisë procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut.

Vlerësimi kryhet përmes monitorimit sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë rastet e trajtuara më parë nga EULEX-i deri në qershor 2018 në kuadër të mandatit të të kaluar ekzekutiv të tij.

Për më tepër, ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të zhdukur duke ofruar ekspertizë dhe këshilla në identifikimin e varreve të mundshme klandestine dhe zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)