18 Qershor 2021

EULEX dhe KFOR në stërvitje të përbashkëta për kontrollimin e trazirave

Prishtinë, 7 maj - Në Kampin Novosellë, Njësia e Policisë Speciale (NjPS) e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) mbajti stërvitje të përbashkëta me Batalionin rezervë taktik hungarez të KFOR-it (KTRBN) për kontrollimin e turmave dhe trazirave (KTT).

43 pjesëtarë të NjPS të EULEX-it dhe rreth 120 ushtarë të kontingjentit hungarez të KFOR-it morën pjesë në këto stërvitje, çka dëshmon bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it në ofrimin e sigurisë për Kosovën.

Stërvitjet për KTT u përqendruar në veçanti në fuqizimin e komunikimit dhe bashkërendimit mes EULEX-it si reagues i dytë i sigurisë dhe KFOR-it si reagues i tretë i sigurisë në sistemin treshtresor ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, dhe në përmirësimin e taktikave dhe procedurave të përbashkëta për KTT.

Që nga qershori 2018 e deri më sot, Njësia Speciale e EULEX-it ka marrë pjesë në shtatë trajnime të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, dy trajnime me Policinë e Kosovës dhe 39 trajnime me KFOR-in. Këto trajnime i avancojnë kapacitetet për të siguruar bashkërendim efektiv në mes të tre reaguesve të sigurisë në rast të zbarkimeve të vërteta.

Javën e kaluar, ekipi i NjPS të EULEX-it po ashtu pati trajnime me KFOR-in në lidhje me kryerjen e evakuimeve mjekësore me helikopter në bazën e EULEX-it në Mitrovicë.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e NjPS mësuan për dërgimin e saktë të kërkesës për evakuime mjekësore, për përgatitjen e pacientëve për tërheqje me helikopter dhe për vendosjen e pacientëve në helikopter për t’u dërguar në objekte mjekësore për trajtim.

Si reagues i dytë i sigurisë, Njësia Speciale e EULEX-it kryen edhe patrullime ditore të vëzhgimit të terrenit, duke u përqendruar në pjesën veriore të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)