26 Prill 2024

EULEX: Bastisjet në Skenderaj kanë përfunduar

Prishtinë, 29 shtator - EULEX përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se bastisjet në katër shtëpi private dhe në ndërtesën e komunës e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale, kanë përfunduar.

Sipas njoftimit gjatë këtyre bastisjeve, Policia e Kosovës nga Prokuroria Speciale së Kosovës (PSRK) ka marrë dokumente dhe kompjuterë.

Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohet nga prokurorët dhe policët hetues të PSRK-së.

Bastisjet u autorizuan nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Hetimet në zhvillim po udhëhiqen nga PSRK-ja.

\"Një ekip i PSRK-së, përfshirë një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK-në, ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)