26 Prill 2024

EULEX arreston edhe një person për krime të luftës

Prishtinë, 7 prill - Sot Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për Krime të Luftës kanë kryer arrestimin e një individi në kontekstin e një hetimi për krime të luftës.

Akuzat sipas EULEX-it kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.

Operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës.

Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK-së).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)