19 Prill 2024

EULEX arreston Blerim Kuçin, 30 ditë paraburgim

Prishtinë, 5 prill - Policia e EULEX-it ka arrestuar Blerim Kuçin, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i komunës së Suharekës.

Burime pranë AAK-së thonë se Kuçi u arrestua nën akuzën për krime lufte dhe se në këto momente gjendet në gjykatën e qarkut në Prishtinë ku po merret në pyetje. Kuçi ka qenë luftëtar i UCK-së.

Kuçit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, për shkak të refuzimit që të dëshmojë në rastin Limaj, të dyshuar për krime lufte.

Burime brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konfirmuan se Blerim Kuçi nuk është arrestuar për korrupsion, por pse ka refuauzar të dëshmojë për krime lufte.

Sipas këtyre burimeve, ai nuk ka dashur të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte. Blerim Kuçi përmendej si një nga viktimat, që ishte mbajtur në Kleçkë.

Ai, pohohet se ka kundërshtuar të dëshmojë rreth këtij rasti. Për pasojë, policia e EULEX-it e ka arrestuar dhe aktualisht ende po merret në pyetje në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
 
Ai po kështu ishte fillimisht në strukturat drejtuese të LDK-së, prej nga ku kaloi tek Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës, ku dhe ushtron funksionin e sekretarit organizativ

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)