25 Prill 2024

“Espresso”: Mafia serbe më e rrezikshmja në Ballkan

Milano, 23 prill - Mafia serbe është më e rrezikshmja në Ballkan. Kështu shkruan gazeta italiane “Espresso” e cila përshkruan edhe rrugët ndërkombëtare të kontrabandës së kokainës.

Gazeta po ashtu thekson se porti i Malit të Zi është një prej katër kanaleve kryesore të kontrabandës së kokainës në botë.

Ndërsa, katër kanalet kryesore të trafikimit janë: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.

Ndërkohë, e përditshmja “Vijesti” thekson se disa nga mafiat më të rrezikshme në Ballkan janë ato serbe, shqiptare, rumune dhe malazeze.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)