20 Prill 2024

Ekstradohet Sedat Gashit nga Shqipëria në Kosovë

Prishtinë, 15 tetor - Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, sot me datë 15 tetor 2010, me përkrahjen e  Policisë së Kosovës, me sukses ka kryer ekstradimin nga Shqipëria për në Kosovë, të shtetasit Sedat (Brahim) Gashi, i lindur më 30 prill 1980, në Prizren, i  dënuar për veprën penale “Grabitje”  dhe i njëjti është dënuar me katër vjet heqje lirie, nga Gjykata e Qarkut në Pejë.

Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, kundër  Gashit me 6 shkurt 2009 ishte lëshuar Urdhër Arrest Ndërkombëtar, në bazë të cilit ishte bërë i mundur arrestimi me 2 korrik 2010 në Republikën e Shqipërisë.

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të  Republikës të Kosovës dhe pas aprovimit të të njëjtës nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, sot është  bërë dorëzimi i Gashit, nga Policia Shqiptare, tek Policia e Kosovës në pikën kufitare Morinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)