29 Mars 2024

Edhe pse aparaturat e vjetruara Zjarrfikësit ia arrijnë të kontrollojnë zjarret në terren

Mitrovicë, 11 janar - Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka realizuar një vizitë tek zjarrfikësit, ku është pritur nga komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci.

 Me këtë rast, drejtori i DMSH-së, Maxhuni ka theksuar se është i interesuar që më afër të njohë kushtet që kanë zjarrfikësit në Mitrovicë, për stafin dhe për mjetet me të cilat ata punojnë.

Ndërsa komandanti Mikullovci ka folur për kushtet dhe për angazhimet e Njësitit të cilat siç tha ani pse me një numër të vogël të pjesëtareve dhe aparaturave të vjetruara po ia arrijnë të bëhet kontrollimi i zjarreve në terren.

Ai më tutje ka shtuar se përgjatë vitit 2021 janë realizuar 581 intervenime, prej tyre 456 intervenime në shuarje të zjarrit si dhe janë realizuar 125 intervenime të tjera teknike.

Në fund të këtij takimi të dy palët janë dakorduar për hapat e radhës që do ti ndjekin bashkarishtë, në mënyrë që zjarrfikësit të gëzojnë kushte akoma më të mira.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)