09 Dhjetor 2021

Dy kompani amerikane të KFOR dislokohen në veri të Kosovës

Mitrovicë, 21 shkurt - Nga data 22 deri më 24 Shkurt, dy kompani të KFOR-it të cilat i përkasin forcave manovruese Amerikane nga Grupi Luftues Shumëkombësh Lindje, do të dislokohen në Veri të Kosovës.

 

Ato do të jenë nën komandën e Grupit Luftues Shumëkombësh Veri. 

Dislokimi do të vërtetojë aftësinë operacionale të përforcimit dhe mbështetjes së cilitdo grupi luftues në Kosovë. 

Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj apo përgatitje për ndonjë situatë momentale që po ndodh apo që pritet të ndodhë në Kosovë.

Kjo ka për qëllim të verifikojë në terren, edhe njëherë se KFOR-i mund të mbështetet në operacione më fleksibile, të dislokojë forca me shpejtësi dhe vendosmëri kurdo dhe kudo që është e nevojshme. 

Adaptimi i strukturës së Grupit Lutues të KFOR-it çon në nivel më të lartë të shkathtësisë dhe lëvizshmërisë dhe nuk do të ndikojë në detyrën e KFOR-it për të ruajtur ambient të qetë e të sigurtë kurdo dhe kudo në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)