25 Prill 2024

Droni që u rrëzua në lagjen Bair të Mitrovicës është i KFOR-it

Mitrovicë, 23 mars - Një dron që ra këtë pasdite në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës shqetësoi banorët e atyshëm.

Ata menjëherë e lajmëruan policinë, duke treguar se një zhurmë e madhe ishte dëgjuar në momentin e rrëzimit këtij droni, që më vonë u konfirmua nga KFOR-i se ju përkiste atyre dhe se kishte pësuar defekt gjatë një misioni rutinor.

Sot gjatë ditës rreth orës 14:00 në këtë shtëpi Abdyl Sylejmani e kishte dëgjuar një zhurmë të madhe.

Ai thotë se nuk ka vërejtur ndonjë flamur apo shenjë në të. Menjëherë e kishte lajmëruar policinë.

Ky dron që shqetësoi banorët e Bairit të Mitrovicës u konfirmoi se i takon KFOR-it. Ata thanë për RTK-në se kanë qenë duke monitoruar atë zonë dhe se droni ka dalë jashtë kontrollit.

Droni kryente një mision rutinë, monitorime në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)