26 Shtator 2022

Drejtori i Policisë së Kosovës takon Drejtorin e Policisë të Portugalisë

Paris, 15 qershor - Gjatë vazhdimit të pjesëmarrjes në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, ku po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë Manuel Magina da Silva, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes reciprok ndërmjet organizatave policore.
 
Diskutimet janë fokusuar kryesisht në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, me theks të veçant mundësia e ofrimit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta policore.

Ky takim, nga të dy palët u vlerësua mjaft i rëndësishëm dhe frytëdhënës, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave policore dhe mundësis së realizimit të trajnimeve në fusha të ndryshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)