26 Prill 2024

Drejtori i përgjithshëm i Policisë priti në takim drejtorin e Policisë së Shqipërisë

Prishtinë, 29 tetor - Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë. 

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm. 

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve. 

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)