19 Prill 2024

Dogana parandalon kontrabanden e revoleve

Mitrovicë, 6 prill - Mbrëmë rreth orës 20:00 Dogana e Kosovës parandalojë një tentim kontrabandimi të armëve në regjionin e Mitrovicës.

Vetura e cila barte mallra ilegale drejtohej nga një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Me rastin e ndaljes nga Dogana e Kosovës drejtuesi i automjetit është shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar, kurse oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrollës në derën e pasme te veturës kanë vërejtur se bulonat janë lëvizur si dhe dera ka peshë më të madhe.

Pas hapjes janë gjetur revolet e fshehura, kurse i dyshuari është prangosur menjëherë. 

Dogana ka vazhduar me kontroll të automjetit dhe janë zbuluar 7 revole të ndryshme si dhe 2 shishe të mbushura me municion për revole të gjitha në dyer të automjetit.

Gjithashtu ka filluar kontrolli i specializuar me anë të së cilit janë gjetur armatim i futur në rezervuarin e veturës.

Dyshohet për një sasi tjetër të konsiderueshme të revoleve dhe municionit. Sasia e municionit si dhe e revoleve që gjendeshin në rezervuar të veturës ende nuk dihet pasi që sot është duke u bërë ç’montimi i automjetit.

Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për procedim të mëtejmë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)