26 Prill 2024

Dogana konfiskon një revole

Prishtinë, 29 mars - Oficerët doganor rreth orës 19:55  kanë ndaluar një  veturë Golf V me targa të Kosovës që ishte duke ardhur nga drejtimi i Kosovës dhe pasi është futur brenda rrethojave te pikë kalimit Qafa Morinës vetura papritmas është ndalur dhe ka tentuar te kthehet mbrapa oficerët doganor e kanë vërejtur ketë veprim dhe e kanë ndaluar këtë automjet.

Vetura është ndaluar për kontroll, dhe gjate kontrollit pasagjerët shprehin nervozizëm dhe refuzonin të bashkëpunonin gjatë kontrollës. Gjatë kontrollës është insistuar që të hapet kapaku i motorit, mirëpo vozitësi ka hezituar ta hap.

Kur oficerët doganor e hapin kapakun e motorit në mes të baterisë dhe filtrit të ajrit vërehet një pistoletë e tipit Crvena Zastava e modeli 67 (me 7 fishek).

Pas arrestimit të dy të dyshuarve nga Dogana është bërë pranim dorëzimi i të dy të dyshuarve dhe revoles te Policia kufitare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)