25 Prill 2024

Dogana dhe policia bashkëpunim kundër aktiviteteve ilegale

Prishtinë, 18 tetor - Të mërkurën në afërsi të pikë kalimit kufitar të Vërmicës, do të realizohet një aktivitet i përbashkët i Policisë Kufitare të PK-së dhe Doganës së Kosovës.

Ky aktivitet përveç tjerash përfshin edhe patrullimin e vijës së kaltër me barkë në liqenin e Vërmicës dhe atë të njësiteve të përbashkëta të policisë dhe doganës së Kosovës.

Ky aktivitet që është përgatitur në kuadër të një plani të përbashkët të agjencive përgjegjëse për MIK (Policisë, Doganës dhe Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit) ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit në mes agjencive dhe luftimin e aktiviteteve ilegale dhe të kundërligjshme si kontrabanda, kalimi ilegal i kufirit etj.

Mediat janë të ftuara që të përcjellin nga afër realizimin e këtij plani përfshirë edhe patrullimin e vijës së kaltër në liqenin e Vërmicës me barkën e doganës.

Gazetarët do të kenë mundësinë që të filmojnë – fotografojnë edhe këtë patrullim të vijës së kaltër në liqenin e Vërmicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)