29 Mars 2024

Diskutohen sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi'

Prishtinë, 15 shtator - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën e rrumbullakët me temë ''Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi''.

Tryeza ka për qëllim diskutimin mbi diskriminimin, si një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut, si dhe krijimin e bashkëpunimit me sistemin gjyqësor dhe sistemin prokurorial në Kosovë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë së qytetarëve para ligjit.

Gjatë kësaj konference po ashtu do të diskutohet edhe për rolin e Gjykatës Kushtetuese në avancimin e jurisprudencës në fushën e barazisë dhe mos diskriminimit si dhe roli i prokurorisë dhe drejtësia penale në çështjet që pretendojnë diskriminim dhe sfidat e prokurorisë në zbatimin e legjislacionit për mbrojtje nga diskriminimi.
 
Po ashtu prezantohen të dhënat statistikore për çështjet gjyqësore që u referohen ose kanë elemente të diskriminimit në procedurat civile, penale dhe kundërvajtje dhe mënyrën e regjistrimit të tyre.

Edhe Gjykata Themelore do te prezantoj efikasitetin dhe sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e ligjit dhe mbrojtje nga diskriminimi, duke iu referuar praktikës gjyqësore bazuar në dispozitat e legjislacionit  për mbrojtje nga diskriminimi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)