25 Prill 2024

Diplomoi gjenerata e 42-të e zyrtarëve policorë

Prishtinë, 10 qershor - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë  së Kosovës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, kryeshefi ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të KFOR-it,  EULEX-it, OSBE, ICITAP,  si dhe familjarë të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 42-të.

Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi, u uroi sukses gjeneratës së re të Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre dhe tha se policët e sapo diplomuar do të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai paralajmëroi se tashmë gjeneratat e reja të policisë do të trajnohen me një koncept të ri.

“Tani e tutje gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës do të trajnohen me një koncept më të avancuar”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, tha se institucionet e zbatimit të ligjit nuk duhet lejuar askënd të jetë mbi ligjin.

“Edukimi dhe trajnimi në QKSPEZH ka krijuar mundësinë që sot të kemi zyrtarë policor të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.

Kryeshefi ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti i inkurajoi kadetët e rinj që të kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri dhe dinjitet.

“Jam thellësisht i bindur se ju si policë të ardhshëm të Republikës së Kosovës do të ballafaqoheni me sukses me të gjitha sfidat që do t’i keni në të ardhmen gjatë kryerjes së detyrave të juaja zyrtare”, tha Ahmeti.

Gjithashtu, në këtë ceremoni mori fjalën zëdhënësi i gjeneratës së 42-të të Policisë së Kosovës, Skënder Zejnullahu.

“Që nga dita e sotme, familja e madhe dhe të shenjtë e zbatimit të ligjit do të ketë përkrah me plotë përgjegjësi morale dhe profesionale. Ne do t’i kryejmë më nderë të gjitha detyrat që na udhëzon Ligji i Republikë së Kosovës”, tha Zejnullahu.

Në emër të gjeneratës së 42-të të Policisë së Kosovës, ai tha se do të angazhohen të japin maksimumin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)