19 Prill 2024

Dënohet gjyqtari, Elez Hoxha për pranim ryshfeti

Prishtinë, 14 korrik - Më 14 korrik 2010 paneli i përzier i gjykatësve, përfshirë një gjyqtar të EULEX-it, në Gjykatën Komunale të Prizrenit njoftuan për dënimin e  Elez Hoxhës për pranim të rryshfeteve gjatë punës së tij si gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë periudhës 2005-2007.

Elez Hoxha u shpall fajtor për pranimin e së paku 53,000 Euro, një makine Kadi Volkswagen për djalin e tij, si dhe shuma të tjera parash nga Vesel Alshiqi, për të liruar Afrim Alshiqin dhe/ose Besim Alshiqin, që të dy të akuzuar për vrasje, ose, në qoftë se shpallen fajtor, të urdhëroj një dënim jo-proporcionalisht të lehtë.

I pandehurit kishte kryer një kundërvajtje penale - pranimin e rryshfeteve në bazë të nenit 343 (1) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Elez Hoxhën u dënuam me 4 vjet burg. Gjykata gjithashtu vendosi një gjobë prej 10,000 Euro sipas Nenit 54 (2) të Kodit Penal të Kosovës.

Në pajtim me nenin 73 të Kodit Penal të Kosovës, kohën që Elez Hoxha e ka kaluar nën arrest shtëpiak gjatë periudhës 27 qershori - 24 shtator 2008 do të merret parasysh në dënimin e shqiptuar sot.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)