26 Prill 2024

Çeku dhe Selimi vizituan NATO-n në Bruksel

Bruksel, 23 maj - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së gjeneral Sylejman Selimi qëndruan sot për vizitë në Shtabin qëndror të NATO-s në Bruksel. 

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku theksoi se shpreson që deri në fund të vitit, FSK-ja të marr rekomandimin pozitiv nga KFOR-i për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale.

Ai i raportoi zëvendës sekretarit Gjeneral të NATO-s, Klaudio Bisoxhniero për arritjet e FSK-së si forcë multietnike dhe për zhvillimin drejt arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale.

Minisitri Çeku, shprehi falënderimin që NATO-ja dhe KFOR-i po mbështesin FSK-në, njoftoi zyra për informim e kësaj ministrie. Përfaqëuesit e Kosovës zhvilluan takime edhe me ambasadorë në NATO të vendeve anëtare.

Ministri Çeku i vlerësoi si të frytshme takimet dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të FSK-së me NATO-n dhe me KFOR-in.

“Kosova i jep rëndësi të veçantë zhvillimit tonë profesional dhe progresit drejt integrimeve Euro-Atlantike”, tha ministri FSK-së Agim Çeku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)