25 Tetor 2021

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale: grabitje e mbetur në tentativë

Prizren, 22 shtator – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.10.2021, ndaj të pandehurve A.S., dhe F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë  kryer veprën penale: grabitje e mbetur në tentativë nga neni 317 par. 3 lidhur me par. 1 dhe nenin 28 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve  A.S.,  dhe F.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

-  Më datë 20 shtator, në orët e mesnatës, në Prizren, saktësisht në një pompë të derivateve, të pandehurit në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, fillimisht duke drejtuar automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i pandehuri F.H., me të arritur në oborrin e pompës së derivateve në fjalë në afërsi të kabinës ndal automjetin nga i cili del i pandehuri A.S., duke u nisur në drejtim të të dëmtuarit e duke mbajtur në dorë një pistoletë – shkrepës të cilën ia drejton të dëmtuarit dhe duke iu drejtuar me fjalët ‘’Ku janë paratë’’ dhe ‘’Bjeri paratë’’ dhe se në atë moment i dëmtuari i kundërvihet të pandehurit A.S., së pari duke e shtyrë e më pas duke e goditur dorën e tij me të cilën ishte duke e mbajtur armën ku një pjesë kësaj arme lodër bie në dysheme, derisa i pandehuri A.S., me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të automjetit ku ishte duke e pritur i pandehuri F.H., dhe të cilët më pas largohen në drejtim të panjohur. 

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura është në fazën fillestare, dhe nëse të pandehurit lihen në liri mund të fshihen apo të largohen në arrati me qëllim të shmangies  nga përgjegjësia penale, si dhe ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri, ata mund të përsërisin veprën penale, ose të përfundojnë veprën e tentuar. 

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)