20 Prill 2024

Byhler: Kosova nuk ka asnjë kërcënim nga jashtë

Prishtinë, 28 shkurt - Komandanti i KFOR-it, Erhard Byler tha se nuk pret tensionim të gjendjes së sigurisë gjatë kohës së dialogut me Serbinë.
 
Sipas tij, Kosova po ashtu nuk ka asnjë kërcënim nga jashtë. Byler i bëri komentet në ceremoninë e shuarjes së grupit shumëkombësh Veri. Prej nesër, KFOR-i do të ketë 5 mijë e 500 trupa.

Byhler e cilësoi mbylljen e këtij grupi si një akt historik dhe që dëshmon përmirësimin e sigurisë në Kosovë. Byhler tha se KFOR-i tani do të ketë një strukturë të re dhe fleksibile, me 5mijë e 500 trupa.

Gjenerali Buhler tha se KFOR-i do të vazhdojë të ndihmojë policinë e Kosovës dhe të EULEX-it në veri të vendit. Ai tha se do të jenë mobil në veri edhe gjatë periudhës së bisedimeve me Serbinë, por tha se nuk pret tensione.

Përgjegjësinë për strukturën e re të KFOR-it në veri do ta ketë përsëri Franca, por do të ndihmohet edhe nga njësitet tjera, edhe nga ato amerikane.

Struktura e re e KFOR-it do të jetë e shpërndarë në pesë rajone, do të jetë mobile dhe nën komandën e shtabit qendror të KFOR-it në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Buhler tha se do të kërkojë nga Këshilli i NATO-s të mos e reduktojë më shumë numrin e trupave në Kosovë, të paktën deri në fundit të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)