18 Prill 2024

Buhler: KFOR-i mbeshtet avancimin dhe forcimin FSK-së

Prishtinë, 2 mars -  “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe me faktorët tjerë, të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler i ka shprehur urimet më të përzemërta në emër të KFOR-it, Thaçi për rizgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ka e ka vlerësuar të shkëlqyeshëm bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve kosovare me KFOR-in, bashkëpunim ky që vetëm sa do të fuqizohet në shërbim të sigurisë së plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Buhler në takim ka vënë theksin edhe në mbështetjen e KFOR-it në avancimin dhe forcimin strukturor të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në këtë drejtim rezultatet vetëm sa do të thellohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)