28 Mars 2024

Bühler: operacionet do të jenë për të mirën e popullatës

Prishtinë, 7 tetor –  Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovë, Oliver Ivanovic dhe Komandanti i Forcës së Kosovës (Komandanti i KFOR-it), Gjeneral Majori Erhard Bühler patën një takim sot pasdite në Leposaviq, me ç’rast e informuan njëri-tjetrin për situatën aktuale në pjesën jugore dhe veriore të lumit Ibër.

Gjeneral Majori Bühler e informoi Sekretarin e Shtetit lidhur me masat e përbashkëta dhe të vazhdueshme të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë në pjesën jugore dhe veriore të lumit Ibër.

"Këto operacione janë përgjigje ndaj numrit të shtuar të ngjarjeve të dhunshme të cilat kanë ndodhur gjatë javëve të shkuara, me ç’rast kanë ndodhur disa eksplodime dhe ka pasur përdorim të armëve të zjarrit."

Qëllimi i këtyre operacioneve është t’i mundësojmë qytetarëve në pjesën veriore të Kosovës të jetojnë në një ambient të qetë dhe të sigurt.

Sekretari i shtetit Ivanovic u pajtua që është me rëndësi të zvogëlohet numri i incidenteve të dhunshme. Mirëpo, qytetarët në përgjithësi, nuk duhet të frikësohen nga mënyra e zhvillimit të këtyre operacioneve. Çdokush duhet ta ketë të qartë që forcat e sigurisë po luftojnë kundër veprimeve kriminale, shkaktarëve të dhunës si dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Gjeneral Majori Bühler u pajtua dhe theksoi edhe një herë që këto operacione do të jenë për të mirën e popullatës e cila e mbështet paqen në pjesën jugore dhe veriore të lumit Ibër.

Do të ketë informim të vazhdueshëm si dhe komunikim transparent. Nuk ka agjendë të fshehtë. KFOR-i do të vazhdojë të punojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)