28 Mars 2024

Bühler: KFOR vazhdon me operacionet e tij të shtuara të sigurisë

Prishtinë, 4 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori ErhardBühler, sot i vizitoi trupat e tij në regjionin e Mitrovicës me ç’rast uinformua për situatën e sigurisë në këtë regjion.

Eprorët dhe ushtarët komandues i paraqitën vlerësimet e tyre lidhur me zhvillimet në veri duke theksuar që gjendja është duke u bërë gjithnjë e më stabile dhe theksuan që shumica e popullatës e përkrah prezencën e shtuar të forcave të sigurisë në mënyrë që të luftohet kriminaliteti dhe të vendoset rendi dhe qetësia publike.

Gjatë kësaj vizite, Gjenerali Bühler pati rastin të zhvillojë biseda jozyrtare edhe me përfaqësues vendorë.

Në Mitrovicë, ai u takua me Imamin Asllan Murati si dhe me Kryetarin e Komunës, Avni Kastrati. Më pas, Komandanti i KFOR-it zhvilloi një bisedë rutinore me Sekretarin e Shtetit, Oliver Ivanovic.

Duke bërë vlerësimin e përgjithshëm të vizitës së tij, Gjenerali Bühler theksoi që situata e sigurisë është përmirësuar.

Ai është i vendosur të vazhdojë me operacionet e tij të shtuara të sigurisë, së bashku me EULEX-in dhe me Policinë e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it tha që ai dëshiron t’i inkurajojë banorët vendorë që të japin kontributin e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt.

“Njerëzit në Kosovë duhet të dinë që ne do t’ju sjellim siguri dhe stabilitet afatgjatë. Mirëpo, në anën tjetër, njerëzit në Kosovë duhet të ofrojnë përkrahjen e tyre dhe të tregojnë solidaritetin e tyre për stabiltet dhe paqe. Ata nuk duhet të pranojnë shkeljen e ligjit nga persona të caktuar në lagjet e tyre por duhet të lajmërojnë autoritetet për zbatimin e ligjit sa herë që shohin trazira të mundshme ose kur shohin shenja të aktiviteteve kriminale.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)