29 Mars 2024

Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin çështjen e kufijve

Prishtinë, 2 tetor - Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin çështjen e kufijve gjatë diskutimeve të ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së, deklaroi të premten një zyrtar i lartë i NATO-s.

Trupat e Aleancës në Kosovë KFOR-i kanë një \"problem të madh\" sa i takon kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi për shtypin admirali i NATO-s, Mark Fitzgerald.

\"Ne kemi një problem të madh me kufirin me Serbinë pasi nuk bëhet fjalë për një kufi të mirëfilltë. Është një vijë kufitare administrative dhe ka shumë çështje që nuk janë zgjidhur në lidhje me të\", tha admirali Fitzgerald.

\"Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbahet për të përcaktuar se kush do të jetë vija e kufirit administrativ\", shpjegoi më tej admirali.

Beogradi dhe Prishtina pritet të mbajnë bisedime nën kujdesin e BE-së për herë të parë që prej shpalljes së pavarëisë së Kosovës. Data e bisedimeve ende nuk është caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)