19 Prill 2024

BBC publikoi një raport për "shtëpinë e verdhë"

Shkup, 27 maj - Agjencioni britanik i lajmeve, BBC, ka publikuar një raport në të cilin vështron tri hetimet paralele që po zhvillohen në lidhje me të ashtuquajturin: “Rasti i shtëpisë së verdhë”.

Fjala është për akuzat, për herë të parë të publikuara në librin e ish-krye prokurores së Hagës KArla Del Ponte, e cila pohonte se gjatë disa muajve të vitit 1999 njësitet speciale të UÇK-së kanë transportuar qindra civil Serb të Kosoves, që ishin zënë rob gjatë luftimeve në qytetin e Burrelit në Shqipëri.

Sipas Del Ponte-s të burgosurit mbaheshin në një “shtëpi të verdhë” në paralagjet e Burrelit ku mjekët kosovar dhe të huaj i operonin ata për t’ua shitur organet në tregun e zi botëror.

BBC shkruan se tri hetime të pavarura që janë zhvilluar pas publikimit të librit të Del Pontes kanë arritur, në rastin më të mirë, të zbulojnë disa prova rrethanore që një gjë e tillë mund të ketë ndodhur: një shiringë me kemikale e cla nganjëherë përdorët gjatë operacioneve, dhe disa mjete dhe maska kirurgjike.

Provat e pakta dhe mungesa e dëshmitarëve kanë detyruar madje edhe autoritetet Serbe, të cilat ishin burimi kryesor i propagandës së krijuar rreth “shtëpisë së verdhë” më nuk flasin për këtë çështje. Një prokuror i lartë i EULEX-it madje e ka quajtur tregimin e trafikimit të organeve “përallë fëmijësh”.

Sipas BBC-s ky zyrtar, i paemërtuar, u bën thirrje prokurorëve ndërkombëtar të mos ndjekin fantazma por të mirren me çështje praktike pasi qe qindra viktima Kosovare të luftës së viteve 1998-99 janë ende të pagjetura. Në fillim të majit mbi 250 trupa të shqiptarëve janë gjetur në një varrezë masive në afërsi të qytezës Rashka në Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)