25 Prill 2024

Bastisje në Graçanicë

Prishtinë, 23 qershor - Sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it (Njësia e Hetimeve Financiare) ka kryer bastisje në Zyrën e Kadastrës Komunale (ZKK) në komunën e Graçanicës, duke përfshirë edhe zyrat e shefit dhe drejtorit të ZKK.


Bastisjet janë kryer në kontekst të një hetimi për keqpërdorimin e pozitës zyrtare  lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të ish ndërmarrjeve shoqërore (NSH).

 

Bastisjet ishin autorizuar nga një Gjykatës i EULEX-it për Procedurë Paraprake në Prizren.

 

Policia është duke intervistuar katër persona nga ZKK.

 

Një Prokuror Special i EULEX-it ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në ZKK me qëllim të mbikëqyrjes dhe sigurimit të mbledhjes efektive të provave materiale dhe sigurimin e një shpjegimi të plotë dhe të duhur për personat e pranishëm në vendin e ngjarjes.

 

Hetimi është nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të EULEX-it nga Prokuroria Speciale (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)