28 Mars 2024

Bashkëpunimi me AEPC është si parakusht për integrimin

Prishtinë, 5 prill - Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës mbajti për herë të parë takim në Prishtinë. Në këtë takim morën pjesë, ministri i  Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryeshefi ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), Maurice Petit dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.

Ministri Rexhepi theksoi se bashkëpunimi me AEPC është si parakusht për integrime evropiane, ku do të bëhet harmonizimi i praktikave më të mira të edukimit të kadetëve të ri policorë.

Ai tha se zyrtaret policorë të cilët trajnohen në frymë të njëjtë në mbarë territorin e Evropës do ta kenë shumë më të lehtë edhe qasjen e përbashkët në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si dhe të ofrojnë siguri publike për të gjithë shtetasit e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se MPB është e gatshme të ofrojë bashkëpunim në çdo fushë që kontribuon në bashkëpunimin rajonal si dhe atë evropian.

“Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, si dhe jemi të privilegjuar të jemi pjesë e reformave evropiane, sa i përket trajnimeve dhe edukimit të forcave të sundimit të ligjit dhe policive tona”.

Ndërsa  president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës, z. Maurice Petit tha se puna dinamike e QKSPEZH-së është një shembull i shkëlqyeshëm në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.
 
“Qendra ka aplikuar në AEPC në mes të vitit 2009 dhe unë jam takuar me kolegët e Kosovës në fund të vitit 2009 dhe sot ata veçse janë në gjendje të organizojnë, të jenë nikoqir të këtij takimi. Për mua është një shembull i shkëlqyeshëm i dinamizmit të këtij vendi e veçanërisht  në fushën e edukimit dhe trajnimit policor”.

Ai tha se misioni i Komitetit  Ekzekutiv është të diskutojë strategjinë e Asociacionit dhe prioritetet e saj dhe për të hartuar nisma të reja dhe për të vlerësuar bashkëpunimin, duke shtuar se ky Komitet mundëson diskutime efikase dhe vendimmarrje sipas nevojave të anëtarëve.

Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare. Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit  vëzhgues nga Bordi Qeverisës i AEPC, në takimin e mbajtur më 17 shtator 2009, në Budvë të Malit të Zi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)