07 Shkurt 2023

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Iowas-s dhe FSK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Prishtinë, 24 janar - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM-së dhe FSK-së, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirëse, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.

Më këtë rast, Ministri Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar, e cila iu dha në vlerësim të shërbimit të tij shembullor dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas.

Ndërsa, për angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, për kohën sa ka shërbyer si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, në mbështetjen e FSK-së në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, veçanërisht në ndërveprimin mes Ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së, edhe për operacionet në misionet paqeruajtëse,  Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Corell Medaljen për Shërbim Vetëmohues.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari falënderuan Gjeneralin Corell për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar se progresi dhe të arriturat e deritashme janë gjithashtu edhe si rezultat i përpjekjeve dhe punës së tij me përkushtim të lartë.  

Nga ana e tij, Gjeneral Corell, falënderoi për nderimet, respektin dhe pritjen e ngrohtë  e miqësore, duke theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mes dy shteteve dhe forcave tona, të vazhdojnë edhe në të ardhmen me pasuesin e tij.

Ndër të tjera, Gjeneral Corell shprehu përshtypjet e larta të tij për nivelin e zhvillimit dhe avancimit të MM-së dhe FSK-së, si forcë profesionale dhe partner dinjitoz i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)