25 Prill 2024

Banorët e Deçanit nuk duhet të shqetësohen për sigurinë

Prishtinë, 15 korrik - Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë para të cilit raportoi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Pas mbledhjes së zgjati gati një orë, kryetarja ë komisionit, Ganimete Musliu tha se nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti u është bërë e ditur se nuk ka vend për shqetësim sa i përket sigurisë nacionale.

"Sa i përket pyetjeve tona drejtuar drejtorit të AKI-së ishim të fokusuar në sigurinë nacionale. Mund të them me bindje të plotë, për atë që tha drejtori, se qytetarët në Deçan nuk duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI-ja."

"AKI është në krye të detyrës me kapacitete të plota në Deçan, po vëzhgon çdo lëvizje atje, dhe tani për tani janë këto gjërat që mund të themi pasi nuk janë të dhëna përfundimtare por preliminare", tha ajo.

Ajo theksoi se u mbetet institucioneve shëndetësore që të dalin më analiza të vërtetuara laboratorike në mënyrë që të dihet saktë se çfarë është duke ndodhur vërtet në Deçan.

"Tani ne nuk mund ta quajmë as helmim, sepse nuk kemi analiza të vërtetuara se çfarë në të vërtet është duke ndodhur atje, këto përfundime i nxjerrin institutet shëndetësore, që ta dimë a është helmim, epidemi apo ndonjë problem tjetër që mund të jetë", tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)