29 Mars 2024

Azem Syla në prokurori thotë se është i pafajshëm

Prishtinë, 4 gusht - I shoqëruar nga avokati i tij Tom Gashi, Azem Syla është marrë sot në pyetje nga prokuroria speciale e EULEX-it.

Ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, më shumë se një orë është marr në pyetje nga prokurori ndërkombëtar për rastin Bllaca.

Syla ka thënë se ndjehet i pafajshëm. Ai tha se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit ndërkombëtar.

“Unë iu përgjigja ftesës, dhe iu përgjigja të gjitha atyre pyetjeve që janë përfolur qe disa muaj nga personi Bllaca”, deklaroi Syla.

Avokati i tij, Tomë Gashi tha se ishte procedurë e rëndomtë dhe një rast i mirë që klienti i tij të sqarojë më shumë rreth dyshimeve të ngritura nga prokuroria e EULEX-it.

“Azem Syla ka sqaruar para prokurorit special të EULEX-it dyshimet që ishin ngritur ndaj tij nga Nazim Bllaca, me qenë se Bllaca kishte përmendur emrin e tij në një dvd të publikuar vitin e kaluar”, ka thënë Gashi pas përfundimit të marrjes në pyetje te Sylajt.

Avokati Gashi po ashtu ka sqaruar se kjo ishte një procedurë e rëndomtë dhe shprehu gatishmërinë që klienti i tij të paraqitet sërish në prokurori, nëse do të ketë ftesë.

Policë dhe hetues të EULEX-it javën e kaluar bastisën shtëpinë e Azem Sylës në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)