23 Prill 2024

Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane mbahet sot në Prishtinë

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi merr pjesë në takimin e Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës që sot do të mbahet në Prishtinë.

Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare. Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit  vëzhgues nga Bordi Qeverisës i AEPC, në takimin e mbajtur më 17 shtator 2009, në Budvë të Malit të Zi.

Përveç ministrit Rexhepi, në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, si dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.

Ky takim mbahet për herë të parë në Kosovë. Takimi i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane do të zgjasë dy ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)