25 Prill 2024

Asambleja parlamentare e NATO-s vizitoi KFOR-in

Prishtinë, 22 qershor - Dje një delegacion prej 16 anëtarësh të Asamblesë  Parlamentare të NATO-s vizitoi KFOR-in, në mënyrë  që të njoftohet për së afërmi me përmirësimet në situatën e sigurisë në Kosovë. 

Pas një takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtënant Markus Bentler, delegacioni shkoi në Mitrovicë, Gazimestan dhe në manastirin e Graçanicës, për ta parë më mirë situatën në ato vende.

Një ditë  para këtij takimi janë zhvilluar një sërë takimesh me Institucionet në Kosovë, me të gjithë faktorët relevantë dhe prezencën civile ndërkombëtare që vepron në Kosovë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka për detyrë që të krijojë një  forum për dialog ndërkombërar parlamentar për çështje të sigurisë, politikës dhe ekonomisë. Objektivi i saj kryesor është që të kujdeset për mirëkuptim të ndërsjellë në mes parlamentarëve të Aleancës për sfidat kyçe të sigurisë që kanë të bëjnë me partneritet transatlantik.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)