29 Mars 2024

Arrestohet një zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc

Gjilan, 5 maj - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK-Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë te dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit, për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414  par 1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat te ndryshëm ne Komunën e Novobërdës, e te cilët me pastaj kane përfituar pensione baze.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)