25 Tetor 2021

Arrestohet një serb për krimet e kryera në Qyshk

Stokholm, 7 prill - Policia suedeze ka arrestuar një serb i cili akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

I arrestuari akuzohet për përfshirje në masakrën në fshatin Qyshk të Pejës në në maj të vitit 1999.

Zyrtarët e policisë suedeze, thanë se “njeriu, i cili është me origjinë serbe” dhe nuk është shtetas suedez, në të 30-tat, është i dyshuar për krime “të ndërlidhura me ngjarjet që ndodhën në Kosovë në vitin 1999, në fshatin Çyshk”.

Sipas një njohtimi për shtyp nga autoritetet e Prokurorisë suedeze i arrestuari fajësohet për krime në Kosovë, në fshatin Qyshk, në maj të 1999. Por ende nuk dihet se a bëhet fjalë për vrasje në një rast apo në disa sosh.

Tomas Ackheim, shef i komisionit për krime të luftës thot se ky është arrestimi i dytë në Suedi ndaj personave që kanë kryer krime të ngjashme.

Prokurori Lars Hedvall nga dhoma ndërkombëtare e prokurorisë në Stokholm më së voni deri të premten duhet të merr vendim për paraburgim.

Sipas tyre, hetimet që çuan në këtë arrestim, ishin zhvilluar për “një kohë të shkurtër”.

Në muajin e kaluar policia serbe ka arrestuar 9 ish-paraushtarakë të akuzuar për vrasjen e rreth 200 shqiptarëve në Qyshk të Pejës dhe rrethin, në maj të 1999-ës.

Sipas prokurorisë së Serbisë, për masakrën e ndodhur në Qyshk të Kosovës në maj të vitit 1999, janë të akuzuar gjithsej 26 persona, ndërsa deri më tani janë arrestuar vetëm dhjetë nga ta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)