19 Prill 2024

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Pejë, 29 korrik - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se për derisa Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) dje ishin duke patrulluar në rrugën “ Ker Sadria” Pejë- Rugovë.

Viktimat turist shtetas Arab kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave: Një llap top, tre telefona mobil, dhe gjëra tjera personale.

NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas, dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë.

Gjatë kontrollimit të veturës nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar: shtatëmijë 7000 franga zvicerane, Dyqind euro, Treqind e njëzet e gjashtë dollar Amerikan, Tre telefona mobil, Një llap top, Një palë syze, Tri paketime cigare dhe Një parfum.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve.
    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)